FSHF planifikon të ndryshojë formulën e Superiores, UEFA sjell katër variante të reja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 7, 2023 | 23:08

FSHF planifikon të ndryshojë formulën e Superiores, UEFA sjell katër variante të reja

Drejtorët Sportivë të 10 klubeve të Superiores zhvilluan një mbledhje ku diskutuan mbi ndryshimin e mundshëm të formatit të ‘Abissnet Superiore’. 

EB6A0106-2048x1365

Për të rritur më shumë nivelin e garës, shikueshmërinë, të ardhurat nga të drejtat televizive e marketing, si dhe për ta bërë kampionatin sa më tërheqës dhe interesant, Federata Shqiptare e Futbollit u ka kërkuar disa javë më parë Departamentit të Garave në UEFA të sjellë disa propozime se si kampionati ‘Abissnet Superiore’ mund të ndryshojë në vijim.

Përfaqësuesit e këtij Departamenti në UEFA kanë sjellë 4 opsione të ndryshme, me disa variante për secilin propozim. Ky material është analizuar nga specialistë në FSHF dhe u është vënë fillimisht në tavolinë Drejtorëve Sportivë të klubeve të ‘Abissnet Superiore’.

Ndërsa nesër, Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka do të presë në ambientet e ‘Shtëpisë së Futbollit’ 10 Presidentët e klubeve të këtij kampionati, për të diskutuar këto propozime.

    

PANORAMASPORT.AL