FSHF nuk gjen rehat me “xhaketat e zeza”, vazhdon sërish rokadën me arbitrat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 11, 2017 | 20:13

FSHF nuk gjen rehat me “xhaketat e zeza”, vazhdon sërish rokadën me arbitrat

Asnjë prej arbitrave që kanë gjykuar në javën e shkuar të Kategorisë Superiore nuk ka qenë në drejtim si gjyqtarët kryesorë në ndeshjet e kësaj jave. Edhe këtë herë Sektori i Gjykimit pranë FSHF-së ka bërë rokadë me arbitrat. Kështu, një javë më parë në drejtim kanë qenë Xhaja, Hamiti, Koçi, Sadiku dhe Beqiri, ndërsa në ndeshjet e kësaj jave si kryesorë ishin Shahini, Ferataj, Alla, Jorgji dhe Kola.

arbitrat

Pas ankesave të klubeve një vit më parë në lidhje me arbitrat që drejtonin skuadra të ndryshme dy javë rresht, sektori përkatës pranë institucionit të futbollit ka praktikuar një strategji të re duke bërë rokadë me arbitrat kryesorë. Javën që ata qëndrojnë pushim, aktivizohen kryesisht si arbitra të katërt.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"