FSHF, mesazh Skënderbeut: Nuk zbrisni nga Superiorja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 2, 2018 | 9:05

FSHF, mesazh Skënderbeut: Nuk zbrisni nga Superiorja

FSHF përjashton mundësinë që Skënderbeu të dënohet edhe me zbritje në Kategorinë e Dytë në rast se KASi i Lozanës i jep të drejtë UEFA-s pas përjashtimit 10- vjeçar të klubit korçar nga kompeticionet europiane. Kësisoj, bie poshtë mundësia që ndonjë nga ekipet që luftojnë për mbijetesë në Kategorinë Superiore të përfitojë nga dënimi i mundshëm me zbritje nga kategoria të Skënderbeut.

shulku

Një mesazh të qartë dha dje në mbrëmje, i ftuar në emisionin “Zona Gol” në “SuperSport”, Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku.

Megjithatë, edhe nëse vendimi për Skënderbeun mbetet në fuqi nga KAS, sërish ai mund të cilësohet si dënim me vdekje, pasi praktikisht nuk ka investitorë apo bashki të mbajë një klub që për 10 vite nuk do të ketë mundësi për t’u përfaqësuar në Kupat e Europës. Tashmë, pas sinjalit të FSHF-së, lufta për mbijetesë bëhet edhe më e fortë, pasi disa ekipe shpresonin se Skënderbeu do të rrëzohej nga Superiorja.

KONFRIMIMI

“Dënimi i Skënderbeut është me 10 vite radhazi, jo pas 10 kualifikimeve në Europë. Pra, nëse KAS-i lë në fuqi vendimin e UEFA-s, atëherë dënimi i mbaron në vitin 2028. Kujtojmë që dënimi i parë ishte administrativ, ndërsa ky është disiplinor. Federata e ka marrë një vendim për Skënderbeun, i ka hequr titullin kampion dhe 12 pikë nga klasifikimi në vitin 2016.

FSHF ka marrë vendim për dyshimet në kampionatin shqiptar, jo për ndeshjet në Europa Ligë. UEFA po merr një vendim për ndeshjet e luajtura në kompeticionet e saj. Skënderbeu do të vazhdojë normalisht garën në kampionatin shqiptar. Nuk ka lidhje dënimi i Skënderbeut me kompeticionet e FSHF-së. Pra, nuk ka penalitet për kompeticionet tona. Nëse lihet në fuqi vendimi, atëherë vendi i dytë shkon në Champions nga kampionati. Unë jam i bindur që nuk ka për të mbetur 10 vjet ky dënim.

Mendoj se është absurd dhe shumë më i madh se realiteti”, deklaroi fillimisht Shulku. I pyetur nëse rrezikojmë sërish të përfaqë- sohemi me vetëm tri ekipe në Europë si në vitin 2016, kur u dënua Skënderbeu, Shulku sqaroi: “Dy vite më parë, problemi ka qenë se dënimi u mor kur ishin përcaktuar çiftet për Champions dhe Ligën e Europës. I kërkuam atëherë UEFA-s që të merrnin pjesë katër ekipe shqiptar, pra, të shtohej edhe Tirana, por nuk e pranuan”.

DËNIMI

“Pavarësisht vendimit që ka marrë UEFA, të gjithë jemi të vetëdijshëm që nuk është marrë në bazë të një dosjeje të plotësuar, sepse ka shumë anomali. Nuk ishte Skënderbeu ekipi për t’u dënuar në këtë masë. Çështja është në gjykim dhe do të apelohet, duhet të presim KAS-in.

Vendimi mund të jetë ndryshe. Nuk mund të flasim nëse FSHF ka bashkëpunuar me UEFA-n, për disa ndeshje që na kanë ardhur dhe i kemi dërguar në Prokurori. FSHF nuk ka mundësi reale për të hetuar një ndeshje, sepse nuk jemi në kushte për ta bërë këtë.

Për Skënderbeun UEFA nuk na ka sjellë raporte me hetime të detajuara. Kjo është një çështje e Skënderbeut dhe jo e FSHF-së. I jemi përgjigjur UEFA-s me ato që kemi pasur në dispozicion. Para disa vitesh erdhën inspektorët e UEFA-s në Shqipëri, patën takim me Prokurorinë për hetimin e ndeshjeve të trukuara.

Dy prokurorët tanë shkuan në UEFA. Bashkëpunim ka pasur. UEFA çështjet apo ndeshjet që mendon se janë trukuara i ka dërguar në Prokurori”, përfundoi sekretari i përgjithshëm.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"