Frikë për tre titullarë, Luftëtari në alarm para sfidë ndaj Tiranës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 10, 2018 | 18:02

Frikë për tre titullarë, Luftëtari në alarm para sfidë ndaj Tiranës

Luftëtari para sfidës me 24 herë kampionët e vendit, Tiranën është në “hall”. Dëmtimet e emrave si Xhekson Ferriera, Balsa Radoviç dhe mungesa për të shkak kartonëve e “xholit” të mbrojtjes së bluzinjve, Oltion Rrapa, për trajnerin Gentian Mezani pa dyshim do të thotë më shumë dhimbje koke.

Luftetari55

Kambanat “u dëgjuan” para startimit të sfidës me Flamurtarin, teksa braziliani nuk ia doli të zbriste në fushë nga dëmtimi i kaviljes së djathtë. Me këmbëngulje dhe përkushtim, numri i gjashtë i bluzinjve nën mbikëqyrjen e rreptë të stafit mjekësor ia doli përkohësisht. Sot (dje) braziliani nuk ishte nën urdhrat e Mezanit, teksa së bashku me malazezin Radoviç të shoqëruar nga Donald Haçka kanë udhëtuar për në Janinë, aty ku dhe kanë kryer fizioterapi speciale.

RADOVIÇ – Nëse Xhekson nuk shijoi për asnjë minutë “aromën” e barazimit 0-0 me Flamurtarin në fushën e vlonjatëve, malazezi Radoviç e përjetoi këtë rezultat deri në minutën e 72-të. Ndërhyrja e rëndë e një prej futbollistëve vlonjatë e shtrëngoi mesfushorin me tipare sulmuese të linjës së djathtë që të braktiste fushën e lojës.

Luftëtari

Dy ditë më parë, Radoviç iu nënshtrua masazheve muskulore dhe u mendua se do të ishte në dispozicion të trajnerit Mezani në seancën e djeshme. Por, s’ka ndodhur kështu, teksa dje Radoviç mungoi në seancën e pasdites. Burime nga safi mjekësor bëjnë të ditur se Radoviç ka pësuar dëmtim të muskulit (aduktor) në këmbën e majtë dhe se duhen pritur përgjigjet e ekzaminimeve në vijim, për të thënë fjalën e fundit lidhur me shkallën e dëmtimit të malazezit.

flamurtari luftetari

MUNGESAT – Luftëtari para sfidës së nesërme me Tiranën duhet të bëjë mirë “hesapet” kur bëhet fjalë për mungesa me “peshë”. Mezani është duke përzier “kartat” e formacionit ideal, teksa dje ka provuar variante dhe module të ndryshme, të kushtëzuara nga mungesat e tre titullarëve bazë. Në pritje të rikuperimit të dy lojtarëve të dëmtuar, mbrojtja është reparti në “siklet”.

Tomor Shehu

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"