Frikë nga trazirat, 1250 policë blindojnë Lionin. UEFA tërbon Atletikon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 16, 2018 | 19:45

Frikë nga trazirat, 1250 policë blindojnë Lionin. UEFA tërbon Atletikon

Gjithçka gati në Lion. Sot në mbrëmje (ora 20:45) do të luhet finalja e Ligës së Europës mes Marsejës dhe Atletikos së Madridit. Dy ekipet do të luftojnë për të rrëmbyer trofeun e dytë më të rëndësishëm të kontinentit europian. “Groupama Stadium” i Lionit në Francë do të mirëpresë këtë ndeshje, që është vlerësuar nga UEFA si një takim me rrezikshmëri të lartë dhe janë marrë masa ekstreme për të shmangur përplasjen mes tifozëve.

FBL-EUR-C3-OM

1250 POLICË- Në Lion do të ketë afro 1250 mijë policë për të ruajtur rendin dhe qetësinë përpara, gjatë dhe pas finales. Arsyet janë të thjeshta: Kjo është një ndeshje e rëndësie të veçantë dhe UEFA kërkon të shmangë çdo lloj trazire mes tifozëve që do të jenë të pranishëm në stadium duke qenë se ultrasit e Marsejës, por edhe ata të Atletikos së Madridit njihen si shumë të zjarrtë. Por një arsye tjetër është vendi ku do të zhvillohet finalja.

pOLICE

Lioni është një nga rivalët më të mëdhenj të Marsejës në Francë dhe tifozëritë me njëra-tjetrën kanë gjithmonë përplasje. Ultrasit e Marsejës kanë bërë me dije se do të shkojnë në Lion për të treguar se janë finalistë dhe se dominojnë në rivalitetin me njëri-tjetrin.

Por këtë gjë nuk e pranojnë tifozët e Lionit, që kanë thënë se do të dalin në rrugë për të mos pranuar poshtërimin nga rivalët e tyre  të përjetshëm. Eliminimi i tyre në fazën e 1/8-ave është diçka që nuk përtypet dhe do të kërkojnë një lloj hakmarrjeje, ndoshta duke bërë tifo edhe për Atletikon e Madridit.

pOLICIA

PARASHIKIMI- MARSEJË-Atletiko Madrid 1-0 – Goli shënohet në minutën e 23-të. Ky ishte shënimi në tabelën elektronike të stadiumit të Lionit pak orë përpara zhvillimit të finales së Ligës së Europës. Prova e bërë nga UEFA duket se nuk ka lënë aspak të kënaqur skuadrën spanjolle që ndihet e provokuar nga kjo gjë, por edhe e karikuar për të provuar të kundërtën. Mediat spanjolle kanë shkruar se disa persona pranë bardhekuqve e kanë pritur me humor, ndërsa të tjerë me ironi atë që ka ndodhur në stadiumin “Gropuama”.

Finalja liga e europes

Në fakt Simeone e di shumë mirë se nuk ka aspak rëndësi çfarë është shkruar tani në tabelën elektronike, por çfarë do të shkruhet në fundin e ndeshjes. Trajneri argjentinas i Atletikos shpreson që në tabelë të shkruhet Marsejë- Atletiko 0-1. Skuadra spanjolle është favorite për të fituar këtë ndeshje, pasi ka koeficientin 1.7, ndërsa francezët 5.75.

Përgatiti: GENTJAN ALINANI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"