Frika nga Koronavirusi, në rrezik dhe ndeshja mes Interit e Ludogoretsit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 23, 2020 | 12:19

Frika nga Koronavirusi, në rrezik dhe ndeshja mes Interit e Ludogoretsit

Seria A tashmë është ndalur dhe sfida mes Interit dhe Sampdorias është anuluar, për shkak të frikës së përhapjes së Koronavirusit. Gjithashtu janë shtyrë edhe ndeshjet Verona-Kaljari e Atalanta-Sasuolo.

inter

Por, pikëpyetjet pas këtyre ndeshjeve të anuluara shtohen, pasi ditën e enjte Interi do të ndeshet me Ludogoretsin, në Ligën e Europës. Nuk është shumë e vështirë të kuptohet se edhe kjo ndesjje është në rrezik për t’u luajtur.

Vështirë të bëhen parashikime, por alarmi nga Koronavirusi, ka bërë që në Itali të merren masa të menjëhershme për ndalimin e përhapjes së tij.

Mediat në Itali bëjnë me dije se ndeshja mes Interit dhe Ludogoretsit mbetet në rrezik dhe këshu kalendari i zikaltërve mbetet në ajër dhe i vështirë për t’u menaxhuar.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"