FOTO+VIDEO/ Tirana pa teknik, 3 futbollistët bardheblu drekojnë me trajnerin e njohur të Superiores

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 10, 2019 | 18:50

FOTO+VIDEO/ Tirana pa teknik, 3 futbollistët bardheblu drekojnë me trajnerin e njohur të Superiores

Tirana, klubi më i titullar në Shqipëri, është duke kaluar një moment jo fort të këndshëm, teksa vetëm disa ditë para derbit të kryeqytetit është pa trajner. Largimi i Juljan Ahmatajt, ditën e djeshme, ka bërë që 24 herë kampionët e vendit, të mos kenë momentalisht një drejtues teknik, ndërkohë që drejtuesit pritet që në ditët e ardhshme të gradojnë timonierin e 3-të, në vetëm pak muaj.

Shkembi Bledi (1)

E teksa Tiranë është pa trajner, 3 futbollistët bardheblu, Kristi Vangjeli dhe Edvan Bakaj dhe Majkëll Ngo gjejnë kohë për të drekuar me trajnerin aktual të Teutës, Bledi Shkëmbi.


“Panorama Sport” ka arritur të sigurojë një video ekskluzive nga momenti i drekimit të futbollistëve të Tiranës dhe trajnerit të Teutës, Bledi Shkëmbi.

DFDGDFG

Kujtojmë që Vangjeli dhe Shkëmbi janë miq të vjetër, teksa kanë luajtur së bashku për disa vite te skuadra e Skënderbeu, ku janë shpallur edhe kampionë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"