FOTOLAJM/ “Tregojeni kush është kampioni”, Asani i jep zemër lojtarëve të Partizanit para Kukësit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 25, 2020 | 13:32

FOTOLAJM/ “Tregojeni kush është kampioni”, Asani i jep zemër lojtarëve të Partizanit para Kukësit

Jasir Asani u largua nga Partizani në këtë merkato, teksa kaloi tek suedezët e Aik në formën e huazimit, me këta të fundit që kanë të drejtën e blerjes për të.ASANI

Megjithatë sulmuesi nuk e harron Partizanin, teksa vazhdon t’i ndjekë ata edhe pse është larg. Në prag të ndeshjes së nesërme ndaj Kukësit, Asani ka menduar të karikojë ish-shokët e skuadrës.

Nëpërmjet një postimi në “Instagram” Asani ka postuar një foto te Partizani, të cilën e shoqëron me shkrimin: “Ju gjithmonë ua keni treguar atyre se kush janë kampionët. Tregojuani sërish nesër!”, shkruan Asani.
asaa

Sulmuesi kishte edhe një përplasje në distancë me presidentin Gjici para pak kohësh dhe duket se dëshiron që ish-skuadra e tij të fitojë me çdo kusht.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"