FOTOLAJM/ Finalja i bën bashkë, Meta dhe Rama ulen pranë njëri-tjetrit, i ndan vetëm Ceferini!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 25, 2022 | 21:59


FOTOLAJM/ Finalja i bën bashkë, Meta dhe Rama ulen pranë njëri-tjetrit, i ndan vetëm Ceferini!

Finalja e Conference League që zhvillohet në Tiranë është padyshim një ngjarje historike për futbollin shqiptar.

metarama

Prej disa ditësh tashmë në rrugët e kryeqytetit është ndjerë atmosfera festive, të cilën e kanë sjellë tifozët e dy finalistëve, Roma dhe Feyenoord.

 Mbrëmjen e sotme në stadium janë personalitete të shumta. Ajo që bie në sy është prezenca e kryeministrit Edi Rama dhe e Presidentit Ilir Meta të cilët janë ulur shumë afër.

E çuditshme për faktin e përplasjeve politike që ata kanë jashtë stadiumit, por mesa duket, futbolli arrin që të zbusë “tensionet” mes tyre.

Siç shihet nga foto e kapur, mes Metës dhe Ramës është ulur Presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin.

 Në stadium janë të pranishëm dhe Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, ministrja Bora Muzhaqi dhe një sërë figurash të tjera të politikës.
meta-rama
PANORAMASPORT.AL