FOTOLAJM/ Çfarë luftëtari! Khabib triumfoi në UFC me këmbën e thyer

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 27, 2020 | 11:34

FOTOLAJM/ Çfarë luftëtari! Khabib triumfoi në UFC me këmbën e thyer

Khabib Nurmagomedov ia doli të fitojë përballjen me Xhastin Gathjes në UFC, që në raundin e dytë, duke regjistruar kështu fitoren e 29 –të në po kaq përballje të zhvilluara.

khabib-gaejthe-1

Që është një luftëtar i madh, kjo nuk do shumë shpjegim, pasi Khabib e ka treguar këtë në duelet me rivalët e tij, ku nuk njeh asnjë humbe, por ajo që bëri në ndeshjen e tij të fundit në UFC, ishte me të vërtetë e veçantë.

Khabib së fundmi ka treguar se u përball me Gaetheje me thyerje në këmbën e tij. Ai nëpërmjet profilit të tij, ka treguar grafinë e bërë më 7 tetor, ku shfaqen thyerje në këmbën e tij, por kjo nuk e ndaloi atë për të luftuar, ku edhe triumfoi, madje shumë shpejt, që në raundin e dytë.

Kujtojmë se luftëtari rus, pas përfundimit të ndeshjes, ku triumfoi, njoftoi tërheqjen ng UFC, për të mbajtur premtimin që i kishte dhënë nënës së tij, që nuk do zhvillonte më ndeshje pa babain, i cili i ndërroi jetë para pak kohësh nga Koronavirusi.

34890656-0-image-m-3_1603786877420 image-47

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"