FOTO/ U parakalua për të dytën herë nga Vershtapen, Formula 1 tallet me Hemiltonin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 25, 2022 | 16:32

FOTO/ U parakalua për të dytën herë nga Vershtapen, Formula 1 tallet me Hemiltonin

Çmimi i Madh i Imolas ishte një nga garat më të mira për Kampionin e Botës në fuqi, Maks Vershtapen, por nga ana tjetër, ishte një nga më të këqijat për britanikun Luis Hemilton.

vershtapen hemilton 1

Holandezi e parakaloi për të dytën herë pilotin britanik, me këtë të fundit që doli pa asnjë pikë nga kjo garë, duke konfirmuar sezonin e keq që po kalon.

Përpara se të parakalohej për të dytën herë, Formula 1 zgjodhi që të tallej më shumë me Hemiltonin, duke shfaqur grafikun e distancës midis pilotit holandez dhe atij britanik, e cila ishte më shumë se 77 sekonda.

vershtapen hemilton

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"