FOTO / U aludua për një lidhje me Belen Rodrigez, reagon Laveci: Mos më çani…tr**in

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 9, 2022 | 15:06

FOTO / U aludua për një lidhje me Belen Rodrigez, reagon Laveci: Mos më çani…tr**in

Ish sulmuesi i Napolit dhe PSG-së, Ezekiel Laveci, dhe modelja bukuroshe Belen Rodrigez janë aluduar për një lidhje të fshehtë me njëri tjetrin.  Ishte vetë sulmuesi që mbylli këto aludime me një postim ku mohonte çdo gjë.

laveci

“Flirtim midis Belen Rodrigez dhe Ezekiel Laveci. Të dy ata janë së bashku në Uruguai” shkruanin portalet. Laveci nuk nguroi dhe i tërbuar ka shkruajtur: “Mos më çani tr**in. Jam i fejuar i lumtur” duke postuar dhe një nga portalet të cilat përhapën lajmin.

Laveci ndodhet në Punta del Este, në Uruguai me të fejuarën e tij, modelen Natalia Borges. Po në Uruguai ndodhet dhe Rodrigez e cila sapo i ka dhënë fund marrëdhënies me Antonio Spinalbes.

LAVECI

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"