FOTO/ Tirana reklamon gabim në protokoll, kërkon fitoren në tavolinë përballë Flamurtarit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 5, 2019 | 23:15

FOTO/ Tirana reklamon gabim në protokoll, kërkon fitoren në tavolinë përballë Flamurtarit

Flamurtari arriti një barazim në frymën e fundit ndaj Tiranës, në shifrat 2-2, por edhe pse sfida është mbyllur, duhet pritur ende për të parë nëse ekipet do dalin me nga 1 pikë nga ky takim.

luftetari tirana

Dhe kjo sepse, klubi i Tiranës ka reklamuar fitoren në tavolinë për këtë takim, pasi në pjesën e dytë, trajneri Dritan Sadedini hodhi në fushë 18-vjeçarin, Ariel Muçollari, në vend të mbrojtësit Sarris, por emri i tij nuk figuron në protokollin e ndeshjes.

protokolli

(Protokolli i shpërndarë për gazetarët, mungon emri i Muçollarit)

“Panorama Sport” ka siguruar fotot e protokollit që shpërndahet për gazetarët në stadium, por edhe protokollin zyrtar të takimit që plotësohet nga zyrtarët e të dyja ekipeve, dhe tek ai i vlonjatëve, emri i Muçollarit nuk figuron në listë.

Tashmë, kjo çështje me shumë mundësi do i kalojë komisioneve të FSHF-së, për të vendosur mbi fatet e kësaj sfide.

protokolli zyrtar

(Emri i Ariel Muçollarit, i cili nuk shënohet me shenjë as në formacion, as tek rezervat)

protokolli zyrtar flamurtari

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"