FOTO/ Tifozët nuk e lënë të qetë Ronaldon, ylli portugez kapet mat në… postë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 24, 2021 | 18:37

FOTO/ Tifozët nuk e lënë të qetë Ronaldon, ylli portugez kapet mat në… postë

Kristiano Ronaldo nuk mund të bëjë një jetë të qetë në Mançester. Pasi e fotografuan me dy bodigardët e tij në stërvitje, kësaj radhe ylli portugez është filmuar teksa del nga hyrja e një poste në Mançester.

 ronaldo 111

Pamjet u shpërndanë nga një tifoz i cili shkroi në rrjetet sociale: ‘’Sapo pashë Kristiano Ronaldon afër shtëpisë time. E pabesueshme, çfarë po kërkon këtu?!’’.

ronaldo 333

36-vjeçari shihet teksa del nga zyre e një poste, i shoqëruar nga dy roje.

ronaldo 444

Ronaldo shikohet i veshur sportiv dhe i drejtohet Bentley-t të tij 200 mijë paund për tu larguar. Kristiano Ronaldo njihet për influencën e madhe që ka në botën e sportit, i konsideruar si sportisti më popullor në botë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"