FOTO/ Tifozët e Lionit i bëjnë thirrje publike lojtarëve që të mos veshin këpucë me ngjyrë jeshile, ja arsyeja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 28, 2022 | 19:24

FOTO/ Tifozët e Lionit i bëjnë thirrje publike lojtarëve që të mos veshin këpucë me ngjyrë jeshile, ja arsyeja

E çuditshme, por e vërtetë! Tifozët e Lionit po kërkojnë që lojtarët e tyre të mos veshin këpucë jeshile në ndeshjet e ardhshme. Këpucët e fundit Adidas X Speedportal kanë një ngjyrë të gjelbër dhe ato janë veshur nga gjithsej 13 lojtarë të ndryshëm.

pse

Kjo ka mërzitur tifozët e pasionuar të Lionit, të cilët zbuluan një banderolë gjatë fitores së tyre 4-1 ndaj Trojes.

Pankarta kishte një foto të këpucëve me ngjyrë jeshile me një shenjë të kuqe ‘Mos’, e plotësuar me fjalët, ‘Respectez Nos Traditions’, që përkthehet si “respektoni traditat tona”.

Çfarë problemi ka me ngjyrën e gjelbër, ju mund të pyesni? Rivalët e Lionit, Saint-Etiene luajnë me fanella jeshile dhe tifozët nuk duan asnjë lloj shoqërimi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"