FOTO/ Shënoi si Ronaldo dhe festoi si ai, gëzimi i Uzunit pas golit bëhet hit në mediat italiane

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 24, 2020 | 22:49

FOTO/ Shënoi si Ronaldo dhe festoi si ai, gëzimi i Uzunit pas golit bëhet hit në mediat italiane

Myrto Uzuni bën të flaë mediat italiane. Futbolisti i Shqipërisë shtangu Juventusin në “Allianz Stadium” duke shënuar në mënyrë befasuese pas një kundërsulmi të shpejtë të skuadrës së tij Ferencvarosh në minutën e 19-të.
3
Pasi shkundi rrjetën, 25-vjeçari imitoi festimin e idhullit të tij Kristiano Ronaldo, i cili ndodhej në fushë dhe arriti t’i përgjigjej Uzunit me një supergol.

Por, festimi i lojtarit shqiptar ka tërhequr vëmendjen e medias së njohur sportive “La Gazzetta Dello Sport” duke theksuar gëzimin e Uzunit të ngjashëm me atë të superyllit të futbollit Kristiano Ronaldo.

4
3
2 1
PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"