FOTO/ Shënoi golin e tij të tretë në Serinë A, shihni statistikat dhe notën e Elseid Hysajt

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 28, 2023 | 21:18

FOTO/ Shënoi golin e tij të tretë në Serinë A, shihni statistikat dhe notën e Elseid Hysajt

Elseid Hysaj ka shënuar sot golin e tij të tretë në karrierën në Serinë A. Një gol i cili ndihmoi Lacion që të mundte me shifrat 3-2 Kremonezen dhe të sigurohej që të kthehej përsëri në vendin e dytë në Serinë A në këtë edicion.

hysaj

Hysaj ishte ndër lojtarët më të mirë në fushën e lojës për skuadrën e tij, pasi përtej golit që shënoi që në minutat e parë të sfidës, regjistroi statistika të tjera mjaft interesante. Sipas statistikave të përpiluara nga “SOFASCORE” për “Panorama Sport”, Hysaj është vlerësuar me notën 7,3 për atë që ka dhënë në fushë në këtë ndeshje.

Mes shifrave shihet jo vetëm aftësia e tij në fazën mbrojtëse, por edhe goli i shënuar si dhe saktësia 87% e pasimeve që ka tentuar mbrojtësi i kombëtares shqiptare.

WhatsApp Image 2023-05-28 at 8.13.44 PM

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"