FOTO/ Ronaldon nuk e votoi as vendi i tij, publikohet lista e votave për “Topin e Artë”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 6, 2021 | 22:18

FOTO/ Ronaldon nuk e votoi as vendi i tij, publikohet lista e votave për “Topin e Artë”

Topi i Artë i këtij viti prodhoi shumë emocione ku dhënia e çmimit për Leo Mesin krijoi polemika. Megjithatë një tjetër gjë që ka bërë përshtypje ka qenë pozicionimi i Kristiano Ronaldos në renditje.

ronaldo

Sulmuesi u rendit në vendin e gjashtë, shumë poshtë për një lojtar të kalibrit të tij. Kjo ishte hera e parë në 11 vite që 36 vjeçari nuk është në tre finalistët.

180 gazetarët, ku në mes të të cilëve ishte dhe Besnik Dizdari votuan për 30 finalistët e Topit të Artë.

Gazetari Andres Onrubia Ramos publikoi një foto në rrjetin social “Twitter”, ku në të dukeshin të gjitha votat për futbollistët. Në Portugali Ronaldo nuk figuron as në pesëshe. Besnik Dizdari që përfaqësoi Shqipërinë votoi në vendin e parë për mesfushorin e Çelsit, Zhorzhinjo.

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"