FOTO/ Rivalë jo vetëm në fushë, por dhe jashtë saj. Mesi sfidon CR7 për orën më të shtrenjtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 10, 2022 | 15:28

FOTO/ Rivalë jo vetëm në fushë, por dhe jashtë saj. Mesi sfidon CR7 për orën më të shtrenjtë

Ylli argjentinas i PSG, Lionel Mesi, në një foto me bashkëshorten e tij, Antonela Rokuzo, është vënë re ora e tij Rolex, me një vlerë prej 14 mijë eurosh.

mesi

34-vjeçari po kalon momente me familjen e tij në shtëpinë e tij, në Rozario. Mesi shfaqej në një foto me bashkëshorten e tij, të dy të përqafuar dhe në një tjetër me të gjithë familjen.

Por ora Rolex në dorën e argjentinasit ka rrëmbyer të gjithë vëmendjen e mediave duke e krahasuar menjëherë më orën e rivalit të tij më të madh, Kristiano Ronaldo. Por u duk se ora e portugezit ishte më e shtrenjtë.

I njëjti model i kësaj ore është parë edhe në duart e dy yjeve të muzikës botërore, Ed Shiran dhe Drejk.

mesi ora

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"