FOTO/ Presidenti Meta udhëton drejt Skocisë për të parë Sëlltikun, Rudi Vata i rezervon pritjen e ngrohtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 19, 2021 | 15:02

FOTO/ Presidenti Meta udhëton drejt Skocisë për të parë Sëlltikun, Rudi Vata i rezervon pritjen e ngrohtë

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka udhëtuar drejt Skocisë për të ndjekur ndeshjen Sëlltik-Ferencvarosh e cila luhen pasditen e sotme për Ligën e Europës.

vata meta familja

Presidenti Meta njihet si tifoz i madh i skocezëve teksa nuk nguron që herë pas herë të shpërndajë ndeshje të Sëlltikut në rrjetet e tij sociale. E veçanta është se presidenti është pritur nga legjenda e Kombëtares, Rudi Vata.

rudi vata ilir meta

Ky i fundit jeton prej vitesh në Skoci, pasi dhe djali i tij Roko aktivizohet me ekipet zinxhirë të Sëlltikut. Fotot i ka shpërndarë vetë Presidenti Meta në faqen e tij në ‘’Twitter’’.

Sëlltiku dhe Ferencvaroshi do të përballen ditën e sotme për sfidën në grupe të Ligës së Europës ku mesa duket shqiptarët do të jenë kundërshtarë pasi në fushë për hungarezët pritet sulmuesi i Kombëtares, Myrto Uzuni.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"