FOTO/ Pa tre ndeshje në dy ditë, e fejuara e Panuçit: Po unë a marr shpërblim?

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 11, 2017 | 14:03

FOTO/ Pa tre ndeshje në dy ditë, e fejuara e Panuçit: Po unë a marr shpërblim?

Trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Kristian Panuçi, ka pasur një axhendë të ngarkuar ditët e fundit për shkak të ndeshjeve ndërkombëtare të përfaqësueseve kuqezi.

panuci1

Pas takimit të Shqipërisë me Italinë në Shkodër, ai ka ndjekur dje nga stadiumi ndeshjet mes Shqipërisë U-19 dhe Norvegjisë U-19 dhe atë mes Shqipërisë U-21 dhe Islandës U-21.

Ai ka qenë gjithnjë i shoqëruar nga partnerja e tij, Samanta Tonji, e cila dje në mbrëmje ka postuar një foto në profilin e saj në Instagram ku ishte duke darkuar bashkë me Panuçin.

panuci

“Kam parë tre ndeshje në dy ditë, a marr ndonjë shpërblim?”, shkruan ajo në përshkrimin që shoqëron foton.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"