FOTO / Një vizitor i veçantë sjell fat për Lushnjën, lagunarët u kthehen fitoreve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 19, 2022 | 17:10

FOTO / Një vizitor i veçantë sjell fat për Lushnjën, lagunarët u kthehen fitoreve

Lushnja u është kthyer sot përsëri fitoreve në kampionatin e Kategorisë së Parë dhe merr frymë pak më e qetë sa i përket renditjes duke u larguar nga zona e ftohtë e klasifikimit. Një gol i Lajthisë ka mjaftuar ndaj Besës që të siguroheshin këto tre pikë të rëndësishme për ekipin “lagunar” i cili në këtë duel ka pasur një vizitor të veçantë në tribunë.

lushnja

Deputeti socialist, Taulant Balla, ka qenë i pranishëm në stadiumin “Roza Haxhiu”, duke i sjellë ndoshta pak më shumë fat skuadrës së Canajt e cila po vuante në këtë pjesë të sezonit dhe kishte vështirësi të dilte te sukseset duke vënë në diskutim edhe qëndrimin në këtë kategori.

balla

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"