FOTO/ Nga formacioni i preferuar te ëndrrat, Zhiru ua tregon të gjitha ish-trajnerëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 21, 2023 | 14:02

FOTO/ Nga formacioni i preferuar te ëndrrat, Zhiru ua tregon të gjitha ish-trajnerëve

Iniciativë e veçantë, por shumë e bukur nga “Le Parisien”, që ka ftuar Olivie Zhirunë që t’u përgjigjet pyetjeve të disa prej trajnerëve të tij të kaluar, të cilët kanë improvizuar gazetarët, duke i bërë disa pyetje vërtet interesante.

ZHIRU

Stefano Pioli (trajneri i tij te Milani që nga korriku i vitit 2021): Zgjidh një formacion me shokët më të fortë nga skuadrat ku keni bërë pjesë?
ZHIRU – “Më keni vënë në vështirësi zotëri, sepse kam luajtur me lojtarë të mëdhenj gjatë gjithë këtyre viteve. Për këtë arsye kam përdorur tre “xhili” në pozicionet e portierit, mbrojtësit të majtë dhe qendërsulmuesit. Pas vlerësimit të kujdesshëm, unë do të zgjedh një ekip shumë sulmues. Në fund të fundit, jam vetë sulmues. Kështu që unë do të them: Loris ose Menja; Rydiger, Tiago Silva, Lukas ose Teo Hernandez; Kante, Grizman, Ozil, Hazard; Riberi, Ibrahimoviç ose Benzema dhe Mbape”.

Antonio Conte (trajneri i tij te Çelsi që nga vitit 2018): “Jeni një nga sulmuesit më të kompletuar që kam stërvitur. A jeni ndierë ndonjëherë i nënvlerësuar nga shtypi apo opinioni publik krahasuar me kolegë të tjerë?”
ZHIRU – “Së pari dua t’ju falënderoj që më klasifikuat në mesin e sulmuesve më të kompletuar që u është dashur të menaxhoni. E pra, ka një lloj fije lidhëse të tetëmbëdhjetë viteve të mia si profesionist. Ka qenë fati im të sfidohem, por nuk ka rëndësi. Unë vazhdimisht e trajtoj këtë situatë dhe dëshmoj cilësitë e mia. Kjo është historia e karrierës sime, që duhet të sprovohem vazhdimisht, pa pushim. Përulësia ime, edukimi dhe personaliteti më kanë ndihmuar të përdor dhe ushqehem me këto kritika për të ecur përpara edhe kur ka pasur disa njerëz që më nënvlerësonin. Ndonjëherë është e rëndë, por unë e bëj punën time pa i bërë më pyetje vetes. Fundja, ne e japim përgjigjen më të mirë në fushë dhe mendoj se ia kamë dalë mjaft mirë”.

Arsen Venger (trajneri i tij tek Arsenali, 2012-2018): “A i ka kaluar karriera juaj të gjitha ëndrrat që kishit?”.
ZHIRU – “Pas fitores sonë në Rusi në vitin 2018, miqtë e mi të fëmijërisë, klubi im i parë, më kujtuan se në korrik 1998, kur isha 11 vjeç, u kisha thënë: “Një ditë edhe unë do të jem kampion bote”. Shumë djem ndoshta e kanë bërë këtë fjalim. Por ata e shënuan dhe e mbajtën mend deri kur unë u shpalla kampion. Kur fillova të luaja si profesionist, objektivi im ishte kampionati dhe nëse do të ishte e mundur, ekipi kombëtar. Të qenit kampion bote dhe të hysh në histori si golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtares i kapërceu, e pranoj, të gjitha ëndrrat e mia të fëmijërisë janë përmbushur.

formacioni (1)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"