FOTO/ Media italiane bën lëmsh Italinë, blogerin me të njëjtin mbiemër e bën vëllain e Kristjan Asllanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 15, 2023 | 12:21

FOTO/ Media italiane bën lëmsh Italinë, blogerin me të njëjtin mbiemër e bën vëllain e Kristjan Asllanit

Blogeri Emanuel Asllani njihet në rrjetet sociale për shkak të pasionit të tij për shpejtësinë dhe makinat luksoze. 

emanuel-asllani-750x430

Madje gazeta italiane “Tuttosport”-i ka shkruar një artikull për të duke bërë lëmsh Italinë. Arsyeja është pikërisht, mesfushori shqiptar që luan për Interin, Kristjan Asllani. Duke qenë se të dy kanë të njëjtin mbiemër, media italiane shkruan se ata janë vëllezër, por realisht Kristjani nuk ka vëlla më të madh.

“Shumë njerëz e njohin Kristjan Asllanin, mesfushorin e Interit, por të gjithë në rrjetet sociale e njohin Emanuelin, vëllain e madh të çmendur pas supermakinave. 28-vjeçari shqiptar është në fakt shumë i njohur në “TikTok” dhe në “Instagram” (ku numëron mbi 380 mijë ndjekës), ku publikon video ironike duke drejtuar makina luksoze ekscentrike dhe origjinale.

I riu shqiptar i bazon tërësisht faqet e tij zyrtare në makinat luksoze: Lamborghini, Ferrari, Mercedes e shumë modele të tjera me çmime tejet të larta. Në të gjitha këto makina, influencuesi shfaqet në “Instagram”-in e tij dhe në “TikTok”-un e tij teksa lëviz me shpejtësi nëpër rrugët e Milanos, duke treguar atë prestigj të shfrenuar që vetëm makina të tilla mund të rrënjosin. Aspekti më i mirë i pasionit të tij, megjithatë, është se çdo xhirim dhe video ka gjithmonë atë majë ironie që nuk e bën atë kurrë të neveritshëm dhe asnjëherë mendjemadh, por përkundrazi jashtëzakonisht argëtues”, ka shkruar “Tuttosport”-i në artikullin e tij për Emanuel Asllanin.

814

856 8 9 10PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"