FOTO/ “Luftuam deri në fund”, mesfushori konfirmon largimin nga Kastrioti: Shpresoj që të jemi sërish bashkë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 1, 2023 | 11:26

FOTO/ “Luftuam deri në fund”, mesfushori konfirmon largimin nga Kastrioti: Shpresoj që të jemi sërish bashkë…

Abaz Karakaçi nuk do të jetë më një futbollist i Kastriotit. Lajmin e ka konfirmuar vetë mesfushori me anë të një postimi të hedhur në rrjetet sociale.

karakaci

“Luftuam deri në fund, dhamë gjithçka, por nuk ia arritëm që ta realizonim objektivin që kishim këtë sezon, dhe jo gjithçka ndodhi për fajin tonë. I falënderoj të gjithë, veçanërisht Presidentin Alban Vogli, për besimin që më ka dhënë në gjithë këto vite. Falënderoj, trajnerët me të cilët kam punuar, gjithë stafin, dhe lojtarët për këto vite që kemi kaluar së bashku, gjithashtu falënderoj dhe tifozët krutanë. Uroj që Kastrioti të rikthehet sa më shpejt në Superligë, pasi aty e ka vendin, dhe shpresoj që të jemi sërish së bashku në të ardhmen. Me respekt Karakaçi”, shkruan mesfushori.

Ai tani pritet që të dalë si lojtar i lirë, teksa do të shqyrtojë ofertat që do t’i vijnë gjatë merkatos së verës.

350796499_212216294965536_6662227879307134174_n

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"