FOTO/ Luftëtari-Elbasani nuk do të luhet, në Gjirokastër nuk vijnë as zyrtarët e ndeshjes dhe as ekipi… mik

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 1, 2020 | 13:18

FOTO/ Luftëtari-Elbasani nuk do të luhet, në Gjirokastër nuk vijnë as zyrtarët e ndeshjes dhe as ekipi… mik

Luftëtari-Elbasani, ashtu siç ishte parashikuar, nuk do të zhvillohet sot në orën 13:30. Klubi gjirokastrit është shkrirë prej borxheve të shumta dhe nuk do të marrë pjesë as në Kategorinë e Parë, për ta nisur vitin tjetër me një emër të ri AF Luftëtari nga Kategoria e Dytë.

bandicam 2020-11-01 13-15-43-478

Por ajo që habiti sot ishte fakti se FSHF ashtu si e kërkon rregullorja nuk kishte dërguar në Gjirokastër zyrtarët e ndeshjes. As ekipi i Elbasanit nuk ka udhëtuat drejt qytetit jugor për të bërë formalitetin, duke u paraqitur dhe fituar në tavolinë. Tashmë Elbasani mund të quhet ekipi i parë i kualifikuar në turin e dytë të Kupës së Shqipërisë.

Sot në stadiumin “Gjirokastra”, siç duket edhe në foto, çdo gjë ishte e shkretë dhe nuk bëhej fjalë për të zhvilluar ndonjë ndeshje.

TOMOR SHEHU-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"