FOTO/ “Korça në verilindje”, FSHF akoma “e dehur” nga uiski skocez

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 19, 2018 | 17:00

FOTO/ “Korça në verilindje”, FSHF akoma “e dehur” nga uiski skocez

Humbja e Kombëtares në shtëpi ndaj Skocisë me rezultatin 0-4, duket se ka lënë pasoja edhe te punonjësit e FSHF-së të cilët e kanë humbur toruan dhe në njoftimin e bërë në faqen zyrtare në lidhje me Kupën e Pavarësisë kanë bërë lëmsh pozicionin gjeografik të qytetit të Korçës, duke e ngatërruar me atë të Kukësit.

Stadiumi Skenderbeu

“Kupa “Pavarësia 2018″, do të zhvillohet në qytetin e Korçës. Federata Shqiptare e Futbollit, organizatorja e këtij turneu mbarëkombëtar, për të dytin vit radhazi ka zgjedhur qytetin verilindor për të zhvilluar këtë aktivitet.

Pjesëmarrës do të jene katër skuadra: Otranto e Ulqinit, Struga nga Maqedonia, 2 Korriku nga Prishtina dhe Skënderbeu i Korçës. Shorti gjysmëfinal do të hidhet më datë 27 nëntor. Ndeshjet do te luhen më datë 28 nëntor në aneksin dhe stadiumin Skënderbeu. Aktiviteti fillon ne orën 11.00”, shkruhej në njoftimin zyrtar të FSHF-së.

Punonjësit e Federatës që kanë publikuar këtë njoftim me shumë gjasa do jenë “dehur” nga uiski i tifozëve skocezë, të cilët shquhen për pijet alkoolike.

46452309_268096697228489_368993843128827904_n

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"