FOTO/ Kampionët e Partizanit në këmbë, futbollistët dhe tifozët pranë familjeve të prekura nga tërmeti

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 28, 2019 | 20:39

FOTO/ Kampionët e Partizanit në këmbë, futbollistët dhe tifozët pranë familjeve të prekura nga tërmeti

Solidaritet i jashtëzakonshëm, nga bota e futbollit për familjet e prekura nga tragjedia e tërmetit në zonën e Durrësit dhe Thumanës. 

Partizani termeti

Ditën e sotme, futbollistët e Partizanit si dhe tifozët e kuq, kanë qenë prezent në Thumanë e Bubq pranë familjeve të prekura. Stafi dhe lojtarët kanë shpërndarë ndihma të konsiderueshme ushqimore dhe materiale.

Olsi Rama ALban hoxha thumane

NJOFTIMI I KLUBIT:

FK PARTIZANI SOLIDARIZOHET ME JU
Kampionët dhe “Ultras Guerrils”, prezent sot në Thumanë e Bubq pranë familjeve të prekura nga tërmeti.

Sot kampionët dhe përfaqësues të grupimit “Ultras Guerrils”, ishin prezent në Thumanë e Bubq, zona të prekura rëndë nga tërmeti i tmerrshëm i së martës. Stafi dhe lojtarët kanë shpërndarë ndihma të konsiderueshme ushqimore dhe materiale, duke qenë pranë familjeve të prekura në këto momente të vështira që po përjetojnë. Një falenderim shkon për partnerin tonë FIOL për gadishmërinë dhe suportin e dhënë. Mbështetja e FK Partizani do të vijojë edhe përgjatë ditëve në vazhdim me të tjera kontribute ushqimore, bazë materiale dhe financiare, në ndihmë të personave dhe familjeve të goditura nga kjo fatkeqësi natyrore.

pARTIZANI

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"