FOTO/ Humbën sfidën në sekondat e fundit me përmbysje, shikoni gjestin e mrekullueshëm të lojtarit të Kaljarit për kundërshtarin e tij

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 18, 2021 | 12:55

FOTO/ Humbën sfidën në sekondat e fundit me përmbysje, shikoni gjestin e mrekullueshëm të lojtarit të Kaljarit për kundërshtarin e tij

Mbrëmë ishte një sfidë dramatike ajo mes Kaljarit dhe Parmës e përfunduar me rezultatin 4-3 për skuadrën sarde.

Cagliari vs Parma - Seria A TIM 2020/2021

Një ndeshje me plot emocion ku skuadra nga Sardenja ka përmbysur rezultatin në minutat shtesë. Rezultati ishte nga 1-3 dhe shkoi në 4-3 me anë të golave të Pereiro në minutën e 90+1′ dhe të Çerrit në minutën e 90+4′. Ndërsa më parë për skuadrën e Kaljarit kishte shënuar dhe Marin në minutën e 66′ për rezultatin 2-3.

joao_pedro_kurtic_3

Pas përfundimit të sfidës sulmuesi i Kaljarit, Zhoao Pedro i afrohet ish-shokut të skuadrës tek Palermo, Jasmin Kurtiç i cili aktualisht aktivizohet me Parmën teksa ishte i përlotur dhe Pedro e mbështet ish-shokun e skuadrës duke qëndruar pranë tij në këtë ndeshje dramatike.

joao_pedro_kurtic_1

Pamjet u bënë virale kudo në rrjet nga ky gjest i mrekullueshëm.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"