FOTO/ Hallaçi drejt Kukësit? Reagon ish-trajneri i verilindorëve: Aty do jem gjithmonë, të tjerët shkojnë e vijnë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 30, 2024 | 15:05

FOTO/ Hallaçi drejt Kukësit? Reagon ish-trajneri i verilindorëve: Aty do jem gjithmonë, të tjerët shkojnë e vijnë

Kukësi po kalon një periudhë të errët këtë sezon, teksa është ende në luftë për mbijetesë. Trajneri Stavri Nica së fundmi nuk është paraqitur në stërvitje me skuadrën, gjë që bën të mendohet se ai nuk do të jetë më pjesë e klubit.

hallaci

I menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i ish-trajnerit Rraman Hallaçi, për të cilin duket se fansat i kanë kërkuar rikthimin.

“Falënderoj të gjithë tifozët kuksianë për mesazhet ndaj meje! Gjithmonë në zemrën time përjetësisht, me kuksianët nuk më ndan dot askush, të tjerët shkojnë e vijnë, unë me kuksianët aty do jem gjithmonë. Forca Kukësi! Suksese në vazhdim! Armata e Veriut! Tifozët kuksianë”, shkruan Hallaçi në postimin e tij në “Instagram”, duke e lënë të hapur mundësinë e rikthimit te verilindorët.

WhatsApp Image 2024-01-30 at 14.50.40

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"