FOTO/ Haland argëtohet me pushime, bukuroshja Isabel i lidh… bishtalecin
Erling Haland po kalon pushime mëse të merituara pas një sezoni ku fitoi thuajse gjithccka me fanellën e Mançester Sitit. Sulmuesi norvegjez, këto ditë po i kalon në bregdetin spanjoll dhe francez, teksa po bën xhiro me jaht në Mesdhe me miqtë e tij dhe të dashurën që nuk i ndahet tashmë.

Futbollistja 19-vjeçare, Isabel Johansen, është partnerja e sulmuesit norvegjez dhe të dy jetojnë së bashku në Mançester. Sigurisht, edhe në pushime ato kanë qenë të pandashëm dhe janë shfaqur duke u argëtuar në ujë, apo edhe jashtë tij.
Ndërsa në disa foto të kapura nga paparacët që nuk i ndahen çiftit, bukuroshja norvegjeze u fotografua teksa i bënte Haland flokët me bishtalecin e zakonshëm, para se ai të hidhej në ujë.

PANORAMASPORT.AL













