FOTO/ Gjithçka gati, skuadra e Kategorisë së Dytë me stadium të ri. Përurimi do të bëhet…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 28, 2022 | 14:44

FOTO/ Gjithçka gati, skuadra e Kategorisë së Dytë me stadium të ri. Përurimi do të bëhet…

Vora bëhet me stadium të ri. Investimi i nisur pak kohë më parë, ka marrë zyrtarisht jetë dhe më 1 nëntor do të përurohet.

STADIUMI I VORES 1 (1)

Ky impiant modest që i shtohet vendit tonë, do të presë të martën ndeshjen e parë.

Bëhet fjalë për Vora-Valbona, që do të nisë prej orës 14:00.

Në ceremoni nuk do të mungojë as presidenti i federatës, Armando Duka, dhe kryebashkiaku i Vorës, Blerim Shera.

Interesi edhe nga tifozëria vorake pritet të jetë i madh, jo vetëm për këtë ngjarje madhore, por edhe prej vetë forcës së kundërshtarit.

Ashtu si vorakët, edhe tropojanët kanë pretendime të mëdha: të ngjiten në Kategorinë e Parë. Vendndodhja e këtij impianti është fshati Marqinet 2, rreth 3 kilometra larg qendrës së qytetit të Vorës. Ky projekt mori jetë pas bashkëpunim midis Bashkisë Vorë, tre donatorëve dhe FSHF-së.

STADIUMI I VORES 4 (1)

Këta të fundit siguruan tapetin sintetik, në një investim që prek afërsisht 100 mijë euro.

Ndërsa institucioni vendor dhe drejtuesit e klubit janë marrë me pjesën tjetër të infrastrukturës, sikurse janë shkallët, rrethimi, impianti vaditës, nivelimi dhe sheshimi i fushës.

Tashmë çdo gjë ka përfunduar për këtë pjesë të investimit. Rreth 40% të punimeve kanë mbaruar, pasi është i mjaftueshëm për zhvillimin e një ndeshjeje të Kategorisë së Dytë.

STADIUMI I VORES 2 (1)

Fusha ka përmasa standarde, sipas udhëzimeve të vet FSHF-së. Stadiumi ka dy tribuna, atë lindore (përkarshi) me kapacitet 800 vendesh, duke pasur 4 radhë (rreshta me karrige) dhe tribuna veriore po me 4 radhë dhe me një kapacitet prej 400 vendesh. Ende nuk janë përfunduar dy tribunat e tjera.

I gjithë stadiumi “Vora” do të jetë i mbuluar dhe më pas do të vendosen edhe ndriçueset. Këto do të jenë pjesë e një investimi tjetër, të mëvonshëm.

STADIUMI I VORES 3 (1)

Pra, përfundimisht vende të ulura gjithsej do të jenë në dispozicion 4000, por momentalisht janë gati 1200. Plani është që në momentin e ngjitjes së ekipit, të përfundojë totalisht projekti.

ABDULLA DUSHKU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"