FOTO/ Ekipi turk bëhet shënjestër në rrjetet sociale, skuadra “zhduket” në fushë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 16, 2021 | 19:20

FOTO/ Ekipi turk bëhet shënjestër në rrjetet sociale, skuadra “zhduket” në fushë

Skuadra turke e Sivasporit është kthyer në lajm në rrjetet sociale për një fakt tepër interesant. Në sfidën e sotme të kampionatit kundër kampionëvë në fuqi të Bashakshehirit 1-1, ekipi që përfaqëson qytetin e Sivasit u paraqit në fushë me uniforma të bardha.

2

Por, fakti që në Stamboll ka rënë dëborë e madhe dhe fusha ishte e mbuluar nga bora, ka bërë që lojtarët e Sivasporit të bëheshin të padukshëm për shkak të ngjyrës së bardhë. Kjo ka bërë që ndjekësit e rrjeteve sociale të komentojnë Sivasporin duke thënë se ekipi ka veshur kamuflazh sot në fushë, ndërsa ekipi Bashakshehirit.

Rregullorja e FIFA-s nuk e lejon që një ekip të mos identifikohet nga ngjyra në fushë.

3 2 1
PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"