FOTO/ E papritura e madhe e merkatos në Kategorinë e Parë, Nuredin Orelesi pranë firmës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 7, 2022 | 17:32

FOTO/ E papritura e madhe e merkatos në Kategorinë e Parë, Nuredin Orelesi pranë firmës

Një emër shumë i njohur për kampionatin shqiptar të futbollit është pranë kthimit edhe një herë si protagonist në vendin tonë. Nuredin Orelesi, katër herë kampion me Skënderbeun dhe shpesh i cilësuar si një nga mesfushorët më të spikatur të dekadës së kaluar në Superiore, është pranë kthimit si protagonist.

osmani skenderbeu kukesi orelesi predesku

Por këtë herë, në Kategorinë e Parë, ku nigeriani 33-vjeçar duket se është pranë akordit me ekipin e Apolonisë. “Panorama Sport” mëson se futbollisti, i cili ka luajtur edhe me Dinamon, Vllazninë dhe Kamzën në futbollin tonë, është në provë te Apolonia ku është afruar nga ish-mbrojtësi Abraham Alçenu, i cili tashmë po bën rolin e menaxherit.

Ditmar Bicaj dhe Nuredin Orelesi pas miqësores mes Apolonisë dhe Flamurtarit

Ditmar Bicaj dhe Nuredin Orelesi pas miqësores mes Apolonisë dhe Flamurtarit

Orelesi ka luajtur disa minuta në pjesën e dytë të ndeshjes miqësore të luajtur dje mes Apolonisë dhe Flamurtarit dhe pritet të vazhdojë në ditët në vijim të jetë nën mbikëqyrje nga stafi i skuadrës fierake para se të vendoset nëse do të firmosë përfundimisht me ta. Lojtari ishte zhdukur nga radarët që nga eksperienca e fundit me Kamzën, në vitin 2019, por tashmë duket pranë një kthimi të bujshëm në futbollin tonë, për të provuar edhe një herë të ngjitet në majë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"