FOTO/ E nisi në Prishtinë dhe po e përfundon në Tiranë, shihni udhëtimin e pabesueshëm të Fejnord drejt finales

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 24, 2022 | 0:18

FOTO/ E nisi në Prishtinë dhe po e përfundon në Tiranë, shihni udhëtimin e pabesueshëm të Fejnord drejt finales

Klubi i Fejnord do të zbresë në fushën e lojës për herë të 19 në këtë edicion të parë të Ligës së Konferencës, këtë të mërkurë në finalen e madhe në “Air Albania”. Holandezët e kanë nisur rrugëtimin e tyre jo shumë larg nga kryeqyteti ynë, pasi kanë luajtur sfidën e tyre të parë në Prishtinë në këtë sezon që është padyshim historik për ta.

fejnord tirane

Portali “De Stentor” ka ndërtuar një hartë të rrugëtimit të pabesueshëm që ka bërë Fejnord në 18 ndeshjet e luajtura deri tani, me objektivin për të mbërritur në Tiranë duke shkelur një pjesë të madhe të Europës.

fejnord

Rruga filloi në korrik në Prishtinë ku luajti në turin e dytë të kualifikueseve ndaj Dritës, ndërsa më pas, kundërshtari i radhës ishte Lucerna në Zvicër, para se të shkonte në Suedi për të luajtur me Elfsborg në play-off. Më pas ishte faza në grupe me udhëtimet në Haifa të Izraelit, Berlin në Gjeramni e Pragë në Republikën Çeke. Beogradi, përsëri Praga dhe Marseja, ishin qytetet që vizitoi klubi holandez në fazën me eliminim direkt të turneut, para se të mbërrinte në fundin e këtij rrugëtimi që kulmon pikërisht në Tiranë.

asasasasass

 PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"