FOTO/ 100 ndeshje me fanellën e Napolit, klubi nderon Hysajn para tifozëve në “San Paolo”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 29, 2017 | 15:16

FOTO/ 100 ndeshje me fanellën e Napolit, klubi nderon Hysajn para tifozëve në “San Paolo”

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj është padyshim një nga më të rëndësishmit te skuadra italiane e Napolit. Shkodrani plotësoi në sfidën e para dy javëve ndaj Interit kuotën e 100 ndeshjeve me fanellën e Napolit, të cilën e mban veshur prej 3 sezoneve.

Hysaj dhe Hamshik 2

Klubi italian mendoi ta nderonte Hysajn me një ceremoni të shkurtët përpara fillimit të ndeshjes Napoli-Sasuolo, duke i dedikuar një fanellë të personalizuar me numrin 100.

Hysaj 100 ndeshje me Napolin

23-vjeçari është lënë në stol nga trajneri Sarri në këtë takim, për shkak se Napoli do të luaj sërish në mesjavë ndaj Mançester Sitit në takimin e vlefshëm për fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Hysaj dhe Hamshik

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"