Postuar: Maj 27, 2023 | 18:51
FORMULA 1/ Vershtapen i pandalshëm, holandezi i rrëmben “pole position” Alonsos në provat zyrtare të Monakos. Ferrari “OK”
Maks Vershtapen vazhdon me dominimin e tij këtë sezon në Formula 1, me pilotin holandez që rrëmbeu “pole position” në provat zyrtare të Monte Karlos, duke lënë pas Fernando Alonson.
Holandezi u tregua vetëm 0.084 sekonda më i shpejtë se veterani spanjoll, për ta nisur i pari nesër Çmimin e Madh të Monakos.
Në vendin e tretë u rendit Sharl Lëklerk, ndërsa në të katërtin surpriza ishte Esteban Okon.
Karlos Sainz do ta nisë nga vendi i pestë garën e nesërme, ndërsa Hamilton vazhdon të zhgënjejë duke u renditur në vendin e gjashtë.
🏁 QUALIFYING CLASSIFICATION 🏁
And now, breathe. #MonacoGP #F1 pic.twitter.com/GRjqRPj4G6
— Formula 1 (@F1) May 27, 2023
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"