Formacioni/ Xhejmsi bën Latifin në Ukrainë, Dita në balotazh me Muzakën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 13, 2017 | 10:01

Formacioni/ Xhejmsi bën Latifin në Ukrainë, Dita në balotazh me Muzakën

Skënderbeu sot pritet të mbyllë përgatitjet për ndeshjen e nesërme në Kiev, ndërkohë që po në kryeqytetin ukrainas do të vendoset sot pas seancës së fundit stërvitore dhe 11-shi zyrtar që do të nisë nesër nga starti ndeshjen ndaj Dinamos vendase.

skenderbeu

E vetmja mëdyshje se kush do të zërë vendin e Bakari Nimagës të pezulluar thuajse është zgjidhur, por gjithsesi Daja do ta provojë edhe një herë sot në mbrëmje formacionin titullar.

Kapiteni Orges Shehi, së bashku me katërshen e prapavijës, as që nuk diskutohen, teksa Vangjeli dhe Mici do të bëjnë krahët dhe Radas e Jashanica do të jenë qendra. Edhe për Tefik Osmanin nuk ka asnjë dyshim, ndërkohë që korçari është futbollisti më i freskët, pasi nuk luajti në ndeshjen e javës së parë ndaj Flamurtarit.

Skenderbeu

Në mesfushë Daja ka vendosur që të mos ndryshojë emrat përveç Nimagës, teksa Gavazaj dhe Xhejms do të bëjnë krahët, ndërkohë që ndryshimi i vetëm do të jetë ai se kë do të ketë në krah Sabjen Lilaj. Bruno Dita duket më i përshtatshmi edhe për skemën e trajnerit bardhekuq dhe sot do të jepet edhe verdikti final, ndërkohë që në garë është i favorizuar edhe Gjergji Muzaka.

Skenderbeu stervitje

Edhe në majë të sulmit nuk diskutohet që do të jetë Ali Soue dhe ky pak a shumë pritet të jetë formacioni për nesër, formacion që në fakt ka vetëm një ndryshim dhe është i përafërt me atë të ndeshjeve të tjera eliminatore në Europa League, duke hequr edhe Liridon Latifin, lojtar që ka javë që është shitur nga Skënderbeu në Hungari te Pushkash.

soue skenderbeu

STËRVITJA – Skënderbeu zhvilloi dje seancën e fundit stërvitore nga Korça në pritje të ndeshjes kundër Dinamos së Kievit. Në një seancë të zhvilluar paradite, trajneri Ilir Daja u përqendrua më shumë te loja në grup dhe qarkullimi i topit, por sidomos në anën defensive të ekipit dhe daljen në sulme të shpejta. Një gjë e tillë duket se do të jetë edhe kurthi i trajnerit në ndeshjen e së enjtes.

NIMAGA – Për takimin e nesërm në Kiev përballë Dinamos, lajme të mira vijnë për trajnerin Daja. Veç Bakari Nimagës, që është i pezulluar për shkak kartonësh, gjithë pjesa tjetër e ekipit është në dispozicion të plotë të bardhekuqve.

Daja dhe Nimaga

Edhe gjendja e Enis Gavazajt është mjaft e mirë tani, por mbi të gjitha nuk ka mungesa të tjera të rëndësishme çka të bën të mendosh për një Skënderbe të plotë në këtë takim.

LLAZI SARO

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"