Formacioni i mundshëm/ Luajnë në Burrel, trajneri i Besëlidhjes: Duam arbitër me stemë të FIFA-s

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 4, 2021 | 10:27

Formacioni i mundshëm/ Luajnë në Burrel, trajneri i Besëlidhjes: Duam arbitër me stemë të FIFA-s

Besëlidhja ka mbyllur përgatitjet dhe është gati për javën e 13- të. Skuadra do të udhëtojë në Burrel, për të matur forcat me ekipin vendës. Pas oshilacioneve që kanë pasur në javët e fundit, të besuarit e Sinan Bardhit luajnë vetëm për fitore.

Sinan Bardhi

Derisa përballë do të kenë një rival direkt, qëllimi është likuidimi i matjanëve. E megjithatë, lezhjanët kanë një frike nga gjykimi. Kjo kuptohet edhe prej deklaratës së dhënë pak orë para kësaj ndeshjeje nga trajneri. Gjatë një prononcimi për “Panorama Sport”, Sinan Bardhi bën thirrje për një gjyqtarë me stemën e FIFA-s.

“Vendi që kemi në renditje, nuk na lejon që të gabojmë. Kemi punuar me përkushtim për të riparuar defektet të cilat na lanë këtu ku jemi. Pushimi i javës së shkuar na ndihmoi për ta mbledhur veten dhe besoj se tani jemi në formën më të mirë të mundshme. Tani të gjitha bateritë i kemi karikuara për transfertën me Burrelin, një kandidat për ngjiten.

b 1

E vlerësojmë maksimalisht për cilësitë që kanë, por ne kemi një mision të qartë. Kam edhe një kërkesë për komisionin e caktimit të gjyqtarëve dhe veçanërisht për disenjatorin Sokol Jareci. Në këtë ndeshje presim që të caktohet një gjyqtar me stemën e FIFAS-s, që të jemi të qetë. Rezultatin ta prodhojë fusha dhe le të fitojë më i miri”, përfundoi tekniku tiranas.

PRENG GJIKOLA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"