FORMACIONET E MUNDSHME/ Mungesë e madhe në sulm për Dajën, Kostiç vetëm një ndryshim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 1, 2018 | 9:54

FORMACIONET E MUNDSHME/ Mungesë e madhe në sulm për Dajën, Kostiç vetëm një ndryshim

Agustin Torasa humb Luftëtarin. Dëmtimi i pësuar kundër Kukësit po i kushton rëndë argjentinasit. Kujtojmë që sulmuesi i krahut mori një goditje, e cila e detyroi që të linte fushën në përfundim të pjesës së parë. Koha e shkurtër nuk mjaftoi që ai të rehabilitohej në kohë dhe për pasojë Ilir Daja duhet t’i bëjë llogaritë pa të në formacion.

torasa flamurtari

Duhet thënë se numri 10 i Flamurtarit bëri një ndeshje realisht të mirë përballë verilindorëve, çka do të thotë se mungesa e tij do të ndihet realisht shumë në 11-shen e vlonjatëve. E megjithatë, stafi teknik i ka marrë që të gjitha masat dhe dje ka “fiksuar” jo vetëm titullarët që do të zbresin sot në fushën e lojës, por ka dhënë edhe porositë e fundit para se të niseshin drejt Gjirokastrës, atje ku u grumbulluan mbrëmë.

Capture

Luftëtari u dha dje fund përgatitjeve me një seancë në stadiumin “Gjirokastra” dhe është gati për të pritur Flamurtarin. Stafi teknik është munduar gjatë për të perfeksionuar formacionin, pasi tashmë gabimet janë të patolerueshme. Me mungesën e Xheksonit, trajneri i ka besuar krahun e majtë Demos. Sakaq, pjesa tjetër e 11-shes është e njëjtë si në javën e parë.

Capture1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"