FORMACIONET E MUNDSHME| Bylis-Luftëtari/ Ballshiotët duan të mënjanojnë “play-out”, gjirokastritët luajnë për…nder

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 24, 2020 | 14:20

FORMACIONET E MUNDSHME| Bylis-Luftëtari/ Ballshiotët duan të mënjanojnë “play-out”, gjirokastritët luajnë për…nder

Bylisi dhe Luftëtari do të zhvillojnë sot ndeshjen e parafundit të këtij sezoni të gjatë futbollistik. Mallakastriotët janë në garë me Vllazninë për të shmangur vendin e tetë të “play-out”-it, kurse gjirokastritet do të mundohen të respektojnë kampionatin pasi prej kohësh kanë rënë nga Kategoria Superiore.
Bylis-Luftëtari
Në këtë takim, trajneri i Bylisit Dovedan pritet të hedhë në fushë këtë formacion sipas rreshtimit 4-2-3-1:
Hidi; Ntepe, Shkalla, Janku, Peposhi; Ujka, Mëllugja; Hadroji, Murataj, Ndreca; Malçi.

Në krahun tjetër, trajneri i Luftëtarit Neritan Novi mund të aktivizojë këta lojtarë duke iu përgjigjur kolegut Dovedan me po të njëjtin rreshtim 4-2-3-1:
Shala; Dragoshi, Lala, Duka, Demo (B.Malaj); Qato, Hyseni; Lika, E.Çelaj (Alinani), J.Çela; Mehmetllari.

Sfida do të luhet në orën 17:45 në “Adush Muça” të Ballshit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"