Fondi “Eliot”: Nuk po kërkojmë investues tek Milani, besim të plotë te Fasone e Mirabeli

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 15, 2017 | 17:04

Fondi “Eliot”: Nuk po kërkojmë investues tek Milani, besim të plotë te Fasone e Mirabeli

Prej ditësh përflitej se fondi “Elliot” që ka huazuar paratë për blerjen e Milanit, po kërkonte investues në rast se Jonghong Li nuk shlyente borxhin e tij dhe klubi i mbetej fondit amerikan. Pasi zërat sa vinin e shtoheshin, pasditen e djeshme ka qenë vetë grupi nga SHBA që është munduar të sqarojë situatën. Nëpërmjet një deklarate për shtyp, një zëdhënës i “Elliot” ka bërë të ditur se:

fasone mirabeli

“‘Elliot’ nuk ka kërkuar dhe as do të kërkojë të gjejë investitorë apo menaxherë për Milanin, në rast se pronësia e klubit i kalon fondit. Presidenti Jonghong Li deri më tani ka respektuar të gjitha afatet e parashikuara në dokumentin e kredisë dhe krerët tanë nuk kanë asnjë arsye të kërkojnë zëvendësues të mundshëm të tij”.

Në deklaratë nuk ka munguar edhe nënvijëzimi i besimit të plotë që grupi amerikan ka ndaj krerëve aktualë të kuqezinjve siç janë administratori Marko Fasone dhe drejtori sportiv Masimiliano Mirabeli. Më tej, në komunikatë thuhej: “‘Elliot’ nuk ka mandatuar asnjë kompani në lidhje me Milanin, ndaj përfitojmë nga rasti për të shprehur besimin tonë të plotë në punën e bordit drejtues kuqezi të përfaqësuar nga kreu Marko Fasone”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"