Flitej se mund të merrte drejtimin e Milanit, e ardhmja e trajnerit francez do të jetë te…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 8, 2019 | 13:02

Flitej se mund të merrte drejtimin e Milanit, e ardhmja e trajnerit francez do të jetë te…

Milani ka vendosur të shkarkojë Marko Xhampaolon, nga posti i trajnerit, për shkak të rezultateve të dobëta dhe lojës jo të mirë që kuqezinjtë kanë treguar në këtë fillim të kampionatit.laurent-blanc-psg_3428917

Shumë emra trajnerësh qarkullonin se mund të merrnin drejtimin e kuqezinjve, të cilët tashmë duket se kanë vendosur që t’ia besojnë drejtimin e skuadrës ish-trajnerit të Interit dhe Fiorentinës, Stefano Pioli.

Një nga emrat që flitej se mund të merrte drejtimin e “Djallit”, ishte edhe tekniku francez, Laurent Blank. Megjithatë e ardhmja e 53-vjeçarit do të jetë brenda Francës, teksa pritet të marrë drejtimin e Lionit.

Sipas asaj që shkruan “Le Parisien”, pas rezultateve të dobëta që ka marrë skuadra franceze në këtë fillim sezon, drejtuesit kanë vendosur që të shkarkojnë trajnerin brazilian, Silvinjo dhe në vendin e tij të emërojnë ish-trajnerin e PSG-së.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"