“Flirtoi” me eurogolin nga distanca/ Nota dhe statistikat e Asllanit, ylli i Kombëtares gaboi vetëm 1 pasim (VIDEO) 

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 23, 2023 | 23:50

“Flirtoi” me eurogolin nga distanca/ Nota dhe statistikat e Asllanit, ylli i Kombëtares gaboi vetëm 1 pasim (VIDEO) 

Tjetër përformancë pozitive e Kristjan Asllanit. Mesfushori shqiptar u hodh në fushë në minutën e 75-të në duelin ndaj Leçes, teksa arriti të futej mjaft mirë në lojës.  

asllani inter

Ylli i Kombëtares “flirtoi” me eurogolin nga distanca në minutën e 87-të, por pritja fantastike e portierit të Leçes, i “dogji” festën Asllanit. 

ASLLANI SOFA

Në fund të sfidës, mesfushori shqiptar u vlerësua me notën 7.1 nga faqja e specializuar e statistikave “Sofascore”. Edhe pse qëndroi në fushë vetëm 15 minuta plus shtesën, Asllani regjistroi statistika fantastike, ku spikasin pasimet e sakta, nga 22 në total, 21-vjeçari gaboi vetëm 1.  

(VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"