Flet kapiteni Bushiç: Jam i sigurt, këtë sezon jemi 100% për Europë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 16, 2017 | 19:03

Flet kapiteni Bushiç: Jam i sigurt, këtë sezon jemi 100% për Europë

Kapiteni i Flamurtarit, Tomislav Bushiç, mendon se Flamurtari këtë sezon do të luajë vetëm për pjesëmarrjen në Ligën e Europës në edicionin e ardhshëm. Në një prononcim pas ndeshjes për “SuperSport”, ai theksoi se ekipi tani po merrte ndeshjet me radhë, ndërsa kishte bindjen se po ecej në rrugën e duhur.

bushic

Për fitoren e sotme dhe ecurinë e ekipit

“Ka shumë lojtarë të rinj në skuadër. Në ndeshjen e parë luajtëm kundër skuadrës më të mirë në kampionat, bëmë një pjesë të parë të mirë dhe të dytën jo. Sot ishin tre pikë shumë të rëndësishme. Takimi filloi me karton të kuq e 1-0 për kundërshtarin, por pastaj ekipi tregoi karakter dhe fitoi ndeshjen”.

Për formën që po kalon ai në këtë moment në kampionat

“Unë jam mirë, jam në formë, punova mirë në fazën përgatitore. Sot unë punoj për skuadrën, për ekipin. Të shohim ndeshje për ndeshje, shohim në Durrës çfarë ndodh, shpresojmë të marrim pikë në Durrës”.

Për objektivin e këtij sezoni

“Këtë vit jemi ekipi i mirë, kemi punuar shumë bashkë, me Duron kemi punuar mirë në fazën përgatitore. Mendoj 100% se këtë sezon luftojmë për Europën, jam i sigurt”.

Për ndryshimet në krahasim me sezonin e kaluar ku kishte probleme pagash

“Këtë sezon filloi shumë mirë, pa probleme me pagesat, lojtarët ishin të qetë, me mendjen vetëm në fushë, stërvitje e ndeshje. Kjo është shumë e rëndësishme. Ai ishte vit shumë i vështirë, kishim probleme me pagesat, por tani është shumë mirë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"