Flamurtari siguron dy lojtarë për sezonin e ri, ish-futbollisti i Laçit bind në miqësore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 22, 2020 | 19:24

Flamurtari siguron dy lojtarë për sezonin e ri, ish-futbollisti i Laçit bind në miqësore

Flamurtari ka bërë tri lëvizje të mërkurën, duke u fuqizuar në kontingjentin e lojtarëve dhe në stafin teknik. Endrit Marku, mbrojtësi 19-vjeçar që sezonin e fundit ishte pjesë e Laçit në Superiore, dje iu bashkua Flamurtarit. Ai shihet si një afrim me vlera për qendrën e mbrojtjes. Marku ka lindur në Tiranë, më 22 shkurt 2001, ndërsa karrierën e ka nisur te Shkëndija. Trajneri Resuli e provoi që dje, në miqësoren me të rinjtë, ku me sa u pa, mori përgjigje pozitive nga Marku. 

flamurtari

Lojtari tjetër i afruar te Flamurtari është Petro Memushi, djali i trajnerit Eqerem Memushi, i cili e grumbulloi tek Oriku që drejton vetë, por tashmë janë “ndarë”. Rikthehet në Vlorë edhe përgatitësi atletik, Rusi Sampaio, të cilin e solli te Flamurtari ish-trajneri Marcelo Troisi. Ai tashmë do të jetë pjesë e stafit teknik të kuqezinjve, pasi drejtuesit e klubit e kanë bindur brazilianin.

NDESHJA – Flamurtari zhvilloi dje një tjetër test brenda familjes, sërish ndaj të rinjve të drejtuar nga Fjodor Xhafa, por këtë herë në stadium. Flamurtari fitoi 5-0, por më shumë se rezultati kishte rëndësi të shihej gjendja fizike e lojtarëve. Trajneri Resuli hodhi në fushë një ekip ndryshe, ku që në fillim luajti afrimi i fundit Endrit Marku. Në portë ishte Moçka, në mbrojtje Ahmetaj, Qarri, Marku dhe Mucollari, në mesfushë Çmajçanin, Puci dhe Oliveira dhe në sulm treshja Ribaj-HenrikueMukoi. Ribaj shënoi një gol në pjesën e parë, në të dytën Moçka kaloi në portën e të rinjve, duke u ndërruar me Alimuçajn. Ribaj shënoi sërish dhe pas tij realizuan Henrikue, Kreshpa dhe Qelaj

ERMAL SIKA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"