Flamurtari nuk gjen paqe, “i mbin” një tjetër borxh. Shpërthen Idrizi: Po më kapin nga xhaketa prej Gjikës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 15, 2020 | 20:16

Flamurtari nuk gjen paqe, “i mbin” një tjetër borxh. Shpërthen Idrizi: Po më kapin nga xhaketa prej Gjikës

Flamurtarit “i mbin” një tjetër borxh në derë. Bëhet fjalë për 600 mijë lekë të vjetër, që janë detyrime të abonimit të paketës së “Digitalb” prej ish-trajnerit Ernest Gjoka. Pronari i subjektit, Agron Sinanaj, ka takuar Sinan Idrizin dhe i ka kërkuar këtë borxh. Për “Panorama Sport”, administratori sqaron se të gjitha këto janë fatura që i përkasin Shpëtim Gjikës. 

Gjoka me stafin e Flamurtarit

“E kuptoni ku kemi arritur, është skandaloze?! Po më kapin prej xhakete për detyrimet që nuk janë të miat. Tani duhet të paguaj edhe për dixhitalbin e televizorit të Ernest Gjokës. Erdhi burri i botës e ma kërkon mua. Pavarësisht problemeve që unë kam me Gjokën, që nuk dua ta shikoj me sy, unë nuk e besoj që ky të jetë detyrim i tij. E njoh shumë mirë Nestin unë. Ai nuk merret me këto gjëra e të ikë pa paguar. Edhe ky është detyrim i Gjikës si pjesë e kontratës me Gjokën. Pasi edhe Duros e trajnerëve të tjerë, ua kam dhënë unë lekët që të paguajnë paketat televizive”, u shpreh fillimisht Idrizi. Administratori i bën një tjetër thirrje ish-kryebashkiakut dhe shpreson që këtë herë të përgjigjet.

Sinan-Idrizi

“Hajde përgjigju detyrimeve që janë të tuat, o Shpëtim Gjika! Ose thuaj jam i larë nuk kam detyrime dhe gënjen Sinani. E kishe super atë statusin e fundit, por mos u fshi dhe kakaris në ‘Facebook’, dil në shesh të burrave dhe fol. Nuk po të kërkoj asgjë, thjesht paguaj detyrimet e tua, pasi nuk kam pse t’i heq unë kusuret që ti ke. Hajde paguaj shtëpitë që kishe me qira për ish-futbollistët dhe ish-trajnerët, ose dil e thuaj të kundërtën, që nuk janë të tuat dhe unë po gënjej”, përfundoi Idrizi.

“SYTË” NGA BRAZILIANËT

Flamurtari me “sytë” nga brazilianët. Pasi federuan Karlos Henrique Ramos dhe Odialdo Souza de Oliveira, stafi teknik është tashmë më i qetë. Janë të gjitha gjasat që kundër Luftëtarit në Gjirokastër, të jenë të 4 brazilianët në fushë. Marcelo Troisi do të ketë më shumë alternativa në mbrojtje e sulm.

flamurtrai

Vlonjatëve u mbetet vetëm një lojtar pa u federuar. Nëse brazilianët u regjistruan, e njëjta gjë nuk po ndodh me Bruno Lipin. Burime pranë FSHF-së bëjnë me dije se mbrojtësi “digjet” prej faktit se nuk vjen nga një klub profesionist. Por në klub nuk dorëzohen, ata kanë edhe një fije shprese.

ERMAL SIKA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"