Flamurtari në kërkim të lojtarëve cilësor, drejtori sportiv “peshkon” futbollistë në Greqi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 6, 2018 | 16:53

Flamurtari në kërkim të lojtarëve cilësor, drejtori sportiv “peshkon” futbollistë në Greqi

Flamurtari “peshkon” në Greqi. Drejtori i kuqezinjve, Edmond Liçaj, ka udhëtuar drejt shtetit fqinj për të parë disa elementë. Pak ditë më parë, Liçaj ishte në Maqedoni. “Jemi në kërkim të lojtarëve. Kemi emra, por jo gjëra konkrete”, konfirmoi Liçaj për gazetën.

edmonnd licaj

Ndërkohë, Danilo Alvesh duket se i “shkel syrin” Flamurtarit. Sulmuesi brazilian ka publikuar dje në “Facebook” një foto, teksa stërvitej me fanellën e Flamurtarit.

Ndoshta ky është një sinjal që Alvesh mund të rivishet kuqezi. Sulmuesi ka oferta edhe nga klube të tjerë jashtë Shqipërisë, ndërsa i ka skaduar kontrata me vlonjatët. Gjasat janë që braziliani dhe gjithashtu sulmuesi tjetër, Tomislav Bushiç, të mos jenë më pjesë e ekipit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"