Flamurtari merr vendimin, ja kush do të jetë trajneri i ri pas largimit të Duros

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 20, 2018 | 23:00

Flamurtari merr vendimin, ja kush do të jetë trajneri i ri pas largimit të Duros

Do të jetë Petraq Bifshaj, timonieri i ri që do të drejtojë skuadrën e Flamurtarit në 7 javët e mbetura të kampionatit, pas largimit të Shpëtim Duros. “Panorama Sport” mëson se drejtuesit e klubit vlonjat, i propozuan në fillim postin e trajnerit zëvendësit të Duros, Jeton Beqiri, por ky nuk pranoi dhe u largua nga klubi kuqezi.

Bifsha

Petraq Bifshaj ishte alternativa e vetme e mbetur “brenda shtëpisë” që mund të merrte drejtimin e skuadrës. Ai do të jetë trajner vetëm për këtë situatë emergjence, pasi në fund të sezonit, klubi vlonjat do të zgjedhë një teknik të ri. Në të kaluarën Bifsha ka drejtuar skuadrat e Naftëtarit dhe Luftëtarit.

flamurtari

Aktualisht ai mbante postin e ndihmësit të trajnerit Duro dhe drejtoi skuadrë në sfidën ndaj Partizanit, ku si Duro ashtu edhe Beqiri ishin të pezulluar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"