Flakadanë dhe këpucë të grisura, pikantet e Korabi-Burreli

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 10, 2021 | 23:39

Flakadanë dhe këpucë të grisura, pikantet e Korabi-Burreli

Nuk ka fitues në derbin e qarkut të Dibrës, Korabi dhe Burreli ndajnë vetëm nga një pikë. Me këtë rezultat mbetet ende e hapur gara për vendin e dytë, që do të vendoset javën e ardhshme. Edhe pse ishin miqtë të cilët kaluan të parët në avantazh në Takahashin, Peplekaj shpëtoi dibranët në frymën e fundit.

korabi burreli

PIKANTET

– Kishin ardhur në kompleksin “Internacional” dy orë para se të niste Vora-Dinamo, të organizuar me makinat e tyre private. Ndeshja është ndjekur nga dhjetëra tifozë dinamovitë, që mbështetën dhe festuan me ekipin me kore, banderola, flamuj e flakadanë. Pasi u mbyll takimi, marshuan në rrugët e kryeqytetit për të treguar me të madhe se ekipi i tyre u kthye.

– Vora ishte pritëse, megjithatë në sfond dëgjoheshin këngë të Dinamos. Kjo nuk i shqetësoi gjatë kohës që bënin nxehmje, madje duket se edhe ata e kanë ndier festën e klubit tjetër të kryeqytetit.

– Minuta e 6-të dhe kryesori Indrit Myrja merr pjesë në një “aksion”. Një top i ardhur nga mbrojtësit vorakë prek fillimisht kokën e Kovaçit dhe më pas kalon te koka e arbitrit.

– Nuk ka mundur t’ia dalë deri në fund të pjesës së parë braziliani Almeida Uelber, pasi pësoi një lëndim në këmbë. Shkalla e dëmtimit do të shihet nesër.

– Tavanit i grisen këpucët në të 50-ën. Në një përplasje me Alillarin, kupton se janë takat që e pësojnë.

– Aq vapë ishte dje, sa gjyqtari u detyrua të ndalte nga një herë për çdo pjesë lojën. – I pranishëm ishte edhe ishadministratori Ismet Saliaj, i cili nuk mund ta humbte këtë ditë të shënuar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"